INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri Bushati flet për hapat dhe datat: Ju tregoj kur do të hapen negociatat e Shqipërisë me BE-në

Ministri Bushati flet për hapat dhe datat: Ju tregoj kur do të hapen negociatat e Shqipërisë me BE-në

Publikuar më: 23:00 08-01-2018

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka komentuar çështjen e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian. I ftuar në emisionin “Tonight” në Oranews, Bushati ka folur për hapat përmes të cilave do duhet të kalojë Shqipëria për marrë çeljen e negociatave.
Ditmir Bushati u shpreh se ky vit është shumë përcaktues për Shqipërinë, por edhe gjithë Ballkanin Perëndimor, për vetë zhvillimet që mund të ndodhin brenda BE-së.

“Në shkurt do të kemi takimin e parë mes KE-së dhe vendeve anëtare ku Komisioni do të bëjë publik strategjinë e zgjerimit. Në këtë strategji do të përcaktohen linjat konkrete se si do të jetësohet procesi i zgjerimit. Ne urojmë që në shkurt të vendosen disa binarë të rëndësishëm për sa i përket këtij procesi. BE-ja do të rishikojë buxhetin e ardhshëm 7 vjeçar dhe ne shpresojmë që buxheti 2020-2027, të reflektojë qartësisht zgjerimin si një prioritet për Shqipërinë dhe vendet e tjera sepse nuk ka zgjerim pa faturë financiare. Ne presim që të ketë një fokus edhe tek procesi i ndërlidhjes që është iniciuar tek procesi i Berlinit por për ta jetësuar më tej në praktikë. Në prill, KE do të publikojë raportet individuale dhe ky është momenti ku ne presim që KE të konfirmojë progresin që ka bërë Shqipëria, sidomos sa i përket 5 prioriteteve, reforma në drejtësi që është konsideruar kryeprioriteti në këtë fazë ku jemi. Natyrisht, maji është një moment i rëndësishëm pasi do të mblidhet Samiti i Bashkimit Evropian. Në Bullgari do të kemi një samit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor. Ky është një vit përcaktues për një hap historik për sa i përket integrimit evropian”,- tha Ditmir Bushati.

Article Logic
Execution time: 0.0036349296569824