INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ministri Bushati për Haradinaj: “E drejta ndërkombëtare, kusht stabiliteti” [VIDEO]

Publikuar më: 16:03 10-01-2017

Vijojnë reagimet e zyrtarëve shqiptarë për mbajtjen të ndaluar të Ramush Haradinaj. Këtë herë është Minsitri i Jashtëm Ditmir Bushati që shpreh shqetësimin e palës shqiptare për ndalimin e Haradinaj nga Franca. Kusht për stabilitetin e rajonit të Ballkanit është respektimi i të drejtës ndërkombëtare. Kështu deklaroi Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i pyetur mbi arrestimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.
Kreu i diplomacisë theksoi se qeveria shqiptare ka ndjekur hap pas hapi të gjithë zhvillimet mbi arrestimin e Haradinaj në Francë.
Këto deklarata Ditmir Bushati i lëshoi gjatë një konferencë për shtyp, pas takimit që zhvilloi për më shumë se 90 minuta me homologun e tij të Malit të zi.

Article Logic
Execution time: 0.0036830902099609