INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri Demiraj i alarmuar, janë aktivizuar grupet kriminale

Ministri Demiraj i alarmuar, janë aktivizuar grupet kriminale

Publikuar më: 16:44 25-06-2017

Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj teksa janë shënuar shumë incidente dhe dhunë gjatë procesit të votimit, ka inkurajuar qytetarët që nëse kanë informacione për raste të abuzimit të punonjësve të policisë me detyrën të informojnë në numrin 08009090 ose/dhe 069 413 7777.
“Ministri i Punëve të Brendshëm, Dritan Demiraj, nisur nga incidenti i ndodhur në qarkun Lezhë dhe tensionimi i situatës në Shkodër, Berat dhe Lushnje si pasojë e aktivizimit të grupeve me tendenca kriminale, u bën thirrje subjekteve politike në këtë garë elektorale që të mbështesin Policinë e Shtetit në zbatimin e ligjit për të garantuar procesin e votimit dhe të numërimit. Ministri Demiraj inkurajon qytetarët që nëse kanë informacione për raste të abuzimit të punonjësve të policisë me detyrën të informojnë në numrin 08009090 ose/dhe  069 413 7777”, thuhet në njoftim të zyrës së ministrit.

Article Logic
Execution time: 0.0025649070739746