INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri Demiraj: Situatë e rëndë nga zjarret, cenohet siguria kombëtare

Ministri Demiraj: Situatë e rëndë nga zjarret, cenohet siguria kombëtare

Publikuar më: 21:05 04-08-2017

Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka folur për situatën kaotike që është krijuar në vendin tonë si pasojë e vatrave e shumta të zjarrit në pyje.

I ftuar në studion e Ora News, Demirat tha se në shumë raste, zjarret në vend janë të qëllimshme dhe se ato cenojnë sigurinë kombëtare.

Ai solli si ilustrim zjarrin në trasenë hekurudhore në Lezhë-Shkodër, apo pyjet qindra vjeçare.

Demiraj: Situata aktuale e sigurisë në vend në drejtim të zjarreve nuk është aspak e mirë. Kemi rreth 25 qendra zjarresh kryesisht në Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Skrapar. Ky ka qenë objekt i takimit të sotëm me z.Meta në Presidencë.

Situata nuk është aspak e mirë. Presidenti i Republikës ka detyrimin që të thërrasë të gjithë krerët e institucioneve.

Kemi pasur disa zjarre para dy javëve në linjën hekurudhore Lezhë-Shkodër, pra zjarr në një trase. Dhe në rast se dëmtohet infrastruktura e transporteve kjo cenon rëndë sigurinë kombëtare. Në këtë kontekst, djegia e pyjeve 100 vjeçare, ky është cenim i sigurisë kombëtare sepse do shumë vite të rehabilitohet një pyll. Në disa zona, ka 10-15 vatra zjarresh të cilat tregojnë dukshëm që nuk janë të rastësishme, por të qëllimshme.

Shpesh herë jemi përballur me informacione nga njësitë vendore që njerëzit i vënë për të hapur toka të reja apo për të krijuar kullota, gjë që është e pa pranueshme. Numri i personave të vendosur përpara ligjit është krejtësisht minimal.

Demiraj: Sistemi zjarrfikës i paorganizuar

Demiraj: E vërteta është që ne posedojmë shumë pak mjete për fikjen e zjarreve. Kemi pasur një shërbim zjarrfikës, i cili vjet është decentralizuar në bashki. Ky shërbim i pa organizuar, i pa pajisur dhe nuk ka mjetet e duhura për të realizuar misionet e duhura. Një pjesë e bashkive nuk e kanë, dhe një pjesë tjetër nuk e kanë të organizuar.

Article Logic
Execution time: 0.0034928321838379