INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri Dervishaj inspekton autostradën Tiranë-Durrës: Duhen më shumë fonde për mirëmbajtjen e rrugëve

Ministri Dervishaj inspekton autostradën Tiranë-Durrës: Duhen më shumë fonde për mirëmbajtjen e rrugëve

Publikuar më: 20:28 12-01-2017

Ministri i Transporteve Sokol Dervishi ka inspektuar gjendjen në autostradën Tiranë – Durrës për shkak të bllokimit mbrëmjen e djeshme nga reshjet e dendura të borës.

Ministri Dervishaj sqaroi se autostrada është e kalueshme dhe nuk ka asnjë problem në qarkullim. Vështirësia në qarkullim ka qenë gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, por ndërhyrja e autoriteteve bëri që situata të normalizohej. Me tej ministri tha se duhen më shumë fonde për mirëmbajtjen e rrugëve, pasi ne ndërtojmë rrugë por nuk sigurojmë fonde për mirëmbajtjen e tyre.

“Padyshim ka pasur vështirësi gjate natës dhe gjate orëve te para te mëngjesit por qe janë marre te gjitha masat për te pastruar rrugën, natyrisht qe na ka ndihmuar pak edhe koha e cila u ngroh dhe aktualisht jemi ne një rruge pa asnjë problem. Gjithsesi një ndjese u duhet t’ua u kërkojmë qytetareve që gjatë natës edhe për shkak të pakujdesive të tyre, por gjithsesi nuk është faji i tyre, ka pasur edhe probleme disa aksidente dhe disa bllokime,por qe kane kaluar pa probleme te mëdha. Duhet te kemi parasysh qe përtej situatës ne veri, situata ne jug të vendit është një situatë e paprecedent sepse nuk kemi parë borë në Vlorë, Sarandë, Fier, apo Durrës. Gjithsesi duhet të na vlejë të gjithëve si një mësim i mire për të qenë të vëmendshëm për të pasur masat e duhura për te përballuar çdo lloj situate”- tha Dervishaj.

Në përfundim të të gjithë këtij operacioni ne do të bëjmë një analizë të plotë të funksionimit te menaxhimit te transportit në tërësinë e tij, jo thjesht të mirëmbajtjes së rrugëve, por sesi janë menaxhuar edhe portet dhe aeroportit. Duhet të keni parasysh diçka që për shkak te kulturës tonë të trashëguar dhe eksperiencës 25 vjeçare ne kemi vërejtur një problem shumë te madh që është planifikimi, qe do thotë që në ndërtojmë rrugë, por nuk marrim masat e nevojshme dhe nuk alokojme fondet e nevojshme për mirëmbajtjen e rrugëve i cili është një komponent shumë i rendesishem. Vlen për t’u theksuar se për herë të parë këtë vit po fillon një projekt shumë i rëndësishëm me Bankën Botërore për mirëmbajtjen e rrugëve. Nga 4000 km rrugë nacionale qe ka territori i Shqipërisë rreth 1300 prej tyre do te mbahen me një koncept të ri krejtësisht të ndryshuar me një performancë totalisht të ndryshme ne bashkëpunim të ngushte me BB. Ne një kredi qe BB ka ofruar për ketë sektor prej rreth 150 mln dollarë procedurat kane përfunduar është ne proces e sipër negocimi i kontratave me kontraktohet ndërkombëtare dhe do te filloj shumë shpejt, maksimumi fillimi i muajt te ardhshmen. Mirëmbajtja e këtyre rrugëve me një koncept te ri pra e këtyre 1300 km rruge. Mbetet pjesa tjetër rreth 2700 km rruge qe do te mirëmbahen prej ARRSH dhe kompanive te kontraktuara prej tij, por gjithsesi vlen te theksohet se ka një shtese për mirëmbajtjen e rrugëve ketë vit.

Article Logic
Execution time: 0.0036349296569824