Ministri Dervishaj pasi ka inspektuar rrugën në zonën Bushat-Pukë ka treguar se po punohet intensivisht dhe rruga nuk ka probleme në qarkullim.
’Të gjitha akset kombëtare dhe ky aks janë të hapura. Kemi marrë masat në të gjithë vendin dhe situata nuk është problematike. Qarkullimi në disa zona duhet të jetë me masat e duhura zinxhirë dhe goma dimri. Jemi në gadishmëri maksimale bashkë me institucione të tjera policinë, emergjencat dhe bashkitë Jemi duke ndjekur situatën, por duhet kujdes dhe drejtuesit të përdorin zinxhirët”, u shpreh Dervishaj.