INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri gjerman e rithekson:

Ministri gjerman e rithekson: "Kush bojkoton parlamentin largon vendin nga BE"

Publikuar më: 14:32 17-04-2017

Gjatë konferencës për mediat Ministri i Jashtëm gjerman i ka bërë thirrje opozitës për ti dhënë fund bojkotimit të kuvendit gjë e cila po e largon vendin nga BE.
"Ne jemi gati të ndihmojmë duke sjellë më shumë vëzhgues zgjedhorë, të diskutojmë më tepër për financimin e fushatës zgjedhore por për këtë duhet të flasim në parlament dhe jo në çadër. Këshillojmë me urgjencë që ky bojkot të mbyllet. Nëse zgjedhjet bojkotohen dhe vendi kalon në situatë kaotike ne nuk mund tju mbështesim. Kush bojkoton parlamentin largon vendin nga BE" theksoi Gabrieli

Ndërsa kryeministri Rama gjatë fjalës së tij u shpreh " E falënderoj për kontributin vazhdueshëm në mbështetje të Shqipërisë. U jemi shumë mirënjohës për kontributin e posaçëm të reformave transformuese në vend, veçanërisht asaj në drejtësi. Pata mundësinë ta informoj Ministrin për të gjithë hapat që qeveria ka ndërmarrë në përmbushje të prioriteteve për anëtarësimin në BE, po ashtu dhe sfidat që kemi duke nisur nga zbatimi i vettingut për të çliruar drejtësinë nga gjykatës dhe prokurorët e korruptuar. Folëm dhe për rajonin, dëgjuam me vëmendje vlerësimet e Ministrit pas vizitës së tij në Serbi dhe Kosovë. Rikonfirmuam vullnetin për të shkuar më tej me reformat. Për të vazhduar të qëndrojmë krah për krah Gjermanisë në sfida të përbashkëta dhe për të bërë çdo gjë që në Shqipëri dhe në Rajon të vazhdojë të afirmohet perspektiva evropiane, të mbahen larg aktorë të tretë që kërkojnë të përfitojnë nga vakumi, por që në të njëjtën kohë nuk kanë lidhje me perspektivën evropiane të Shqipërisë".

Article Logic
Execution time: 0.0035347938537598