INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri gjerman Steinmeier: Miratoni reformën, rrezikoni integrimin!

Ministri gjerman Steinmeier: Miratoni reformën, rrezikoni integrimin!

Publikuar më: 12:36 14-06-2016

Reforma në drejtësi sjell në Tiranë Minsitrin e Jashtëm gjerman Frank Walter Steinmeier. Takimet zyrtare kanë nisur me kreun e diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati, ndërsa në konferencën për shtyp, Steinmeier foli qartë duke deklaruar se debati duhet të zhvillohet fair play si në futboll.
Walter Steinmeier:
“Kam ardhur për reformën në drejtësi. Në raportin e vjeshtës së Komisionit Europian, vendosim pozitivitetet dhe mangësitë. Nëse një nga mangësitë do të jetë reforma në drejtësi atëherë procesi i anëtarësimit nuk do të ecë shpejt. Jam këtu për të thënë se kjo është situatë në të cilën të gjithë palët duhet të mendojnë për të ardhmen e vendit. Debatet për sistemin e drejtësisë duhet të zhvillohen fair play si në futboll”.
Kreu i diplomacisë gjermane ka një mesazh dhe për opozitën e Lulzim Bashës.
Walter Steinmeier:
“Kam kuptuar se në opozitë nuk fitohet gjithmonë vetëm duke refuzuar. Ka situata kur një qeveri duhet të marrë rrisqet përpara dhe opozita nuk duhet të mendojë vetëm për avantazhet afatshkurtra por dhe afatgjata për të mirën e vendit. Duam një sistem drejtësie e pavarur që të mos orioentohet nga interesat vetjake por nga fakti se duhen të mbrohen interesat e qytetarëve”.
Por Ministri Bushati e konsideron miratimin e reformës në drejtësi si shansin e Shqipërisë për të hedhur një hap të rëndësishëm drejt integrimit në BE.
Ditmir Bushati:
“Reforma në drejtësi është shansi ynë për të kaluar pikën e moskthimit. Reforma nuk bëhet as për komfortimin e pariteve as për  të mbrojtur njërin apo tjetrin”.

Article Logic
Execution time: 0.0036618709564209