INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri gjerman vizitë në Tiranë: Rekomandimi është pozitiv, por ka ende punë

Ministri gjerman vizitë në Tiranë: Rekomandimi është pozitiv, por ka ende punë

Publikuar më: 17:11 11-05-2018
Samiti i Ballkanit Perëndimor në Sofie do konfirmojë perspektivën e BE-së për gjithë shtetet e rajonit, thotë në intervistë me DW ministri i shtetit për Çështje Evropiane në Ministrinë e Jashtme gjermane Michael Roth.
Roth: ‘Qëllimi kryesor i vizitës sime në Maqedoni dhe Shqipëri është të shpreh mbështetjen e fortë të qeverisë sime. Jemi të kënaqur që shohim zhvillime pozitive në të dy vendet. Nga ana tjetër dëshiroj të inkurajoj udhëheqësit politikë, por edhe shoqërinë civile që të vazhdojnë procesin jashtëzakonisht kërkues dhe nganjëherë rraskapitës të reformave. Në fund të fundit përpjekjet ia vlejnë, por unë e di që njerëzit duhet të shohin dritë në fund të tunelit.’
 
Gjithashtu Roth ka vlerësuar arritjet e Shqipërisë edhe pse sipas tij ka ende shumë punë për të bërë në luftën kundër krimit të organizuar.
 
‘Shqipëria ka arritur shumë. Qeveria shqiptare e di se mbetet shumë për t'u bërë. Ka disa shqetësime në lidhje me luftimin e krimit të organizuar, por përsëri rekomandimi është pozitiv. Ky është një lajm i mirë jo vetëm për vendin, por edhe për BE-në dhe për të gjithë miqtë dhe partnerët e Shqipërisë’
 
 
Article Logic
Execution time: 0.003849983215332