INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri Gjiknuri në Vlorë/ Aeroporti mundësi zhvillimi, ja kur nis projketi

Ministri Gjiknuri në Vlorë/ Aeroporti mundësi zhvillimi, ja kur nis projketi

Publikuar më: 09:59 12-05-2018

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ishte sot në Vlorë, në kuadër të turit “Llogaridhënia publike e qeverisë”.

Gjatë takimit me qytetarët vlonjatë, ministri Gjiknuri u ndal tek projekti i aeroportit të Vlorës, ku tha se shumë shpejt pritet që të nënshkruhet kontrata dhe të nisë sa më shpejt ndërtimi i tij.

Sipas ministrit, ky projekt do t’i sjellë një hov të ri zhvillimit jo vetëm të Vlorës, por të gjithë zonës së Jugut.

“Po avancojmë edhe me Aeroportin e Vlorës që siç ju e dini do të ndërtohet në Akërni. Shpresoj që për disa muaj ne ta përfundojmë edhe kontratën dhe pastaj ne të fillojmë procesin e lejeve dhe ndërtimin e aeroportit. Ky investim do të sjellë shumë zhvillim dhe jo vetëm punësim për njerëzit këtu pasi do të ketë shumë shërbime. Do të ketë edhe një rrugë të re që të ketë një lidhje më të mirë të aeroportit me autostradën”, u shpreh Gjiknuri.

Më tej ai u ndal tek projektet në infrastrukturë ku prezantoi edhe planin për ndërtimin e rrugës së re Orikum-Himarë si pjesë e paketës “1 miliard për rindërtim”.

“Vlora ka përspektivë zhvillimi nëse ka investime të këtij karakteri që unë po ju them. Ne jemi duke punuar për ti dhënë zgjidhje përfundimtare edhe problemit të mbetjeve në Vlorë, një investim që do të fillojë shumë shpejt nga qeveria shqiptare. Gjithashtu, bashkia ka sjellë një projekt për trajtimin e ujërave të zeza. Shumë shpejt do të lidhet kontrata për lotin e dytë të rrugës së Lumit të Vlorës dhe do pasohet me kontratën e tretë për të lidhur Selenicën me pjesën Levan-Tepelenë por dhe Qeparoin me pjesën e Kuçit”, tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0034990310668945