INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri grek i Mbrojtjes kundër marrëveshjes për emrin e Maqedonisë

Ministri grek i Mbrojtjes kundër marrëveshjes për emrin e Maqedonisë

Publikuar më: 08:25 03-07-2018

Duke shënuar një krizë të mundshme politike, partneri i vogël i koalicionit në qeverinë greke, kreu i “Greqisë së Pavarur” (ANEL), Panos Kammenos tha të hënën se marrëveshja e emrit të Maqedonisë është "e keqe" dhe mund të miratohet vetëm përmes referendumit ose nëpërmjet zgjedhjeve . Gjatë një konference shtypi në Ministrinë e Mbrojtjes, Kammenos, tha se partia e tij, e cila po del shumë keq në sondazhe, nuk do të lejojnë që kjo marrëveshje të vihet në zbatim.
"Ne nuk do të lejojmë që marrëveshja të shkojë përpara pa miratimin e popullit grek", tha Kammenos. "Nuk mund të ketë procedura me NATO-n nëse nuk mbyllet referendumi në Maqedoni dhe nëse marrëveshja nuk kalon nëpër Parlamentin grek," deklaroi ministri. Ai sugjeroi që marrëveshja mund të kalonte përmes Parlamentit të Greqisë me një shumicë të zgjeruar prej 180 votash nga 300 anëtarë. Në të kundërt duhet të pyetet populli grek. "Kur them që njerëzit duhet të pyeten, kjo ndodh nëpërmjet një referendumi apo zgjedhjeje," tha ai. Në lidhje me mungesën e tij të diskutuar gjerësisht nga takimi i kabinetit të së hënës, Kammenos pretendoi se ai kishte një takim në atë kohë.

Article Logic
Execution time: 0.003756046295166