INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri i Brendshëm reagon ndaj Ramës: Policët në fushatë do dënohen me 5 vjet burg

Ministri i Brendshëm reagon ndaj Ramës: Policët në fushatë do dënohen me 5 vjet burg

Publikuar më: 20:56 16-06-2017

Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, ka dalë në një deklaratë urgjente për media pas thirrjes që kryeministri Edi Rama iu bëri pasditen e sotme policëve, që të dalin në fushatë për PS pas orarit të punës. Deklarata e Ramës ka shqetësuar së pari, LSI, ku përmes nënkryetarit Luan Rama hodhi akuza të forta, duke e quajtur deklaratën të papërgjegjshme.

Ndërkohë, pak minuta pas daljes së LSI ka ardhur dhe reagimi i ministrit teknik të Lulzim Bashës. Ky i fundit paralajëroi burg nga 1-5 vjet për çdo polic që shkel ligjin.

“Policët nuk mund të mbështein fushatën e një partie. Nëse shkelin ligjin, policët mund të dënohen nga 1-5 vjet burg. Policia e Shtetit është në monitorim të rreptë. Masat do jenë proporcionale me shkeljet e kryera”, tha Demiraj.

Article Logic
Execution time: 0.0037291049957275