INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri i Brendshëm:

Ministri i Brendshëm: "Të legalizohen armët, bëhet vendi më të sigurtë"

Publikuar më: 07:53 20-03-2019

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, si dhe Koordinatori Nacional për Armë të Vogla dhe të Lehta, Izmi Zeka, ka bërë me dije se legalizimi i armëve e bën Kosovën një vend më të sigurt për të jetuar.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme ka kërkuar mbështetjen e krerëve të shtetit dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës në këtë proces.

Sipas zëvendësministrit Zeka, me anë të këtij procesi Kosova po e merr përgjegjësinë rajonale dhe ndërkombëtare që i takon në këtë fushë.

Zëvendësministri Zeka ka treguar se deri tani janë 539 kërkesa për legalizimin e armëve, dhe janë pranuar 246 prej tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0034759044647217