INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri i Financave, Ahmetaj prezanton rritje të punësimit

Ministri i Financave, Ahmetaj prezanton rritje të punësimit

Publikuar më: 15:22 09-09-2016

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka publikuar shifra të reja në lidhje me punësimin. Sipas tij në tremujorin e dytë të vitit është rritur me 6.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të  një viti më parë. Për pasojë shton ai papunësia ka vijuar të ulet dhe krahasuar me tremujorin e parë shënon 1.1% më pak.
“Punësimi shfaq një tendencë në rritje si në terma vjetorë, ashtu dhe në terma tremujorë. Në tremujorin e dytë 2016, punësimi u rrit me 6.8% krahasuar me tremujorin e dytë 2015 dhe 1.8% më shumë se tremujori i parë 2016.
Papunësia ka vijuar të ulet edhe në këtë tremujor, duke zbritur në 15.5%, ose 1.1% më pak se tremujori i parë i vitit”, thotë INSTAT”, shkruan Ahmetaj në rrjetin social Facebook.

Article Logic
Execution time: 0.0040440559387207