INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri i Jashtëm, Bushati përpiqet të qetësojë “gjakrat” me Greqinë

Ministri i Jashtëm, Bushati përpiqet të qetësojë “gjakrat” me Greqinë

Publikuar më: 11:18 04-11-2016

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në një dalje publike ka thënë se çështjet midis Shqipërisë dhe Greqinë nuk duhet të zgjidhet përmes kërcënimeve, por mbi bazë të parimeve ndërkombëtare.
Këtë reagim Bushati e bëri gjatë konferencës për shtyp me homologun e tij ukrainas.
Bushati tha: “Shqipëria është e palëkundur për të qenë një vend inspirues i politikës së mirë të drejtë dhe të ndershme mbi bazën e ndërsjellët me fqinjët tanë dhe është një vend i cili do të vazhdojë të kultivojë këtë përqasje në rajon.
Është një vend i cili ka shfaqur qartë, hapur të gjitha pozicionet dhe pikëpamjet në lidhje me disa çështje të mbartura, të cilat duam t’i zgjidhim dhe t’i trajtojmë në kuadër të vlerave evropiane dhe parimeve ndërkombëtare, të cilat nuk njohin as gjuhën e kërcënimit dhe as konsumin e brendshëm për çfarëdo lloj rrethane që mund të jetë ky konsum.”

Article Logic
Execution time: 0.0038809776306152