INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri i Jashtëm gjerman: Ballkani jashtë BE-së, do ketë pasoja fatale

Ministri i Jashtëm gjerman: Ballkani jashtë BE-së, do ketë pasoja fatale

Publikuar më: 17:47 15-06-2018

Duket se Gjermania po merr në konsideratë që të mbështesë hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass ka komentuar çështjet e zgjerimit të Bashkimit Europian duke u shprehur se ne kemi nevojë për në Europë të sigurt.

Në një editorial botuar në revistën “Atlantic Council”, ai shkruan se nëse vendet e Ballkanit Perëndimor nuk integrohen në BE atëherë do të ketë pasoja fatale.

Ministri gjerman ka komentuar dhe progresin që ka bërë Shqipëria në rrugën e saj për t’u integruar në Bashkimin Europian.

Sipas Mass, vendi ynë është duke shënuar hapa progresi në çështjen e Reformës në Drejtësi.

Ai shprehet se është pro hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe nëse ndalohet zgjerimi dëmtohen reformat.

“Pasoja fatale nëse e lëmë Ballkanin jashtë BE-s. Gabim nëse BE nuk lejon zgjerimin me anëtarë të rinj. Shqipëria ka bërë progres të qenësishëm në Reformën në Drejtësi. Çelja e negociatave duhet të shoqërohet me disa kushte. Nëse ndalojnë zgjerimin atëherë dëmtohen reformat në këto vende” – theksoi ministri gjerman.

Article Logic
Execution time: 0.0036211013793945