INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri i LSI-së “sulmon” qeverinë: “Shqipëria u mbyt në kanabis”

Ministri i LSI-së “sulmon” qeverinë: “Shqipëria u mbyt në kanabis”

Publikuar më: 17:51 08-05-2017

Që ministri i Mjedisit, Lefter Koka  është një zyrtarët e lartë të LSI i cili ka akuzuar fortë policinë e shtetit në çështjen e kanabisit kjo është një gjë e ditur, por mesa duket Koka këtë vijë deklaratash po e vazhdon. Ai është shprehur se Shqipëria u gjelbërua me kanabis sativa. Gjatë një takimi të zhvilluar në Durrës, ministri Koka, nuk ka lënë pa hedhur akuza për kryebashkiakun e qytetit, Vangjush Dako.

“Ne jemi atraktivë si qytet bregdetar pikërisht se kemi këto vlera arkeologjike se kemi një zone turistike e nuk mundemi ta konsiderojmë dhe zonën tradicionale, si zonë urbane. Ju siguroj se, arkitektura dhe vullneti sot mund të bëjnë gjithçka dhe ta transformojnë Durrësin, me disa ndërhyrje që bëjnë shumë më pak para”, u shpreh Lefter Koka.

Më tej Koka tha se, “Turizmi patriotik në Durrës do vinte një ditë që dikur do të dështonte, dhe pikërisht ajo zonë e konsideruar e atillë, sot po shkon drejt rrënimit, e t’i rikthesh turistët nesër në Durrës kërkon punë shumë më të madhe. Ta bësh jetën e qytetarit me më pak stres, kjo është detyrë funksionale e çdo të zgjedhuri vendor apo qendror”.

“Aktorë të rëndësishëm të forcës sonë politike si dhe Ministrat tanë, kanë ngritur publikisht shqetësimin e kultivimit të hashashit. Nuk ishte misioni ynë të gjelbëronim Shqipërinë në këtë mënyrë. Misioni ynë ishte ta gjelbëronim Shqipërinë me pyje”, mbylli fjalën e tij në këtë takim Ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

Article Logic
Execution time: 0.0045609474182129