INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri i Maqedonisë 'dhuron' domate në këmbim të statusit

Ministri i Maqedonisë 'dhuron' domate në këmbim të statusit

Publikuar më: 13:20 25-06-2018

Një grumbull domatesh të freskëta për anëtarësim në Bashkimin Evropian . Kjo është ajo që ministri i jashtëm i Maqedonisë ka premtuar për këdo që mbështet anëtarësimin e vendit të tij në bllokun e BE-së. Në një veprim të dyfishtë komercial, Nikola Dimitrov jo vetëm që u përpoq të shiste domatet e vendit të tij si "domatet më të shijshme në botë" por gjithashtu premtoi të dërgonte një pako të perimeve të freskëta me lëng të gjithë atyre që mbështesin fillimin e bisedimeve për pranimin në BE të vendit të tij.
"Kushdo që përkrah fillimin e bisedimeve të pranimit të Maqedonisë në BE javën e ardhshme, ne premtojmë t'ju dërgojmë një pako të domateve të freskëta maqedonase me postë", ka shkruar Dimitrov të dielën. Një marrëveshje historike midis IRJ të Maqedonisë dhe Greqisë u nënshkrua këtë muaj duke i dhënë fund mosmarrëveshjes afatgjatë të emrit midis dy vendeve. Firmosja e saj mund ti hapë rrugën Maqedonisë për t'u bashkuar me BE dhe NATO. Në twitter, Dimitrov dukej se aludoi për mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme që do të mbahet të martën, i cili pritet të diskutojë zgjerimin përpara takimit të Këshillit të BE më vonë këtë javë. Franca dhe Holanda kanë shprehur tashmë rezistencë ndaj zgjerimit të mëtejshëm mbi frikën se ajo do të ushqejë ndjenjat kundër emigracionit përgjatë bllokut. Marrëveshja që riemëron Maqedoninë në Republikën e Maqedonisë Veriore ende duhet të ratifikohet nga parlamentet e të dy vendeve. Në Maqedoni ajo do të jetë subjekt i një referendumi.
Burimi: Euronews

Article Logic
Execution time: 0.0037651062011719