INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri i Ramës kundër Ilir Metës për qeverinë teknike

Ministri i Ramës kundër Ilir Metës për qeverinë teknike

Publikuar më: 11:56 18-07-2016

Deklarata për një qeveri teknike e Ilir Metës pritej se do të zgjonte debat brenda radhëve të koalicionit të majtë. E thirrjes së Kryeparlamentarit Meta për zgjedhje të parakohshme nuk mund të kalonte në heshtje nga radhët e socialistëve. Edhe pse vetë Edi Rama tha se është i gatshëm të ulej në tryezën e thirrur prej Ilir Metës për t'i dhënë zgjidhje ngërçit politik për reformën në drejtësi, duket se ka dhënë të tjera udhëzime për vartësit e tij në qeveri e parti. Në kushtet kur çdo deklaratë publike shikohet me lup nga të gjitha kampet politike, deklarate e Ministrit Arben Ahmetaj mund të thotë shumëçka. Në një prononcim për mediat, Ahmetaj del hapur kundër Ilir Metës për sa i përket propozimit të tij për një qeveri teknike.
Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se qeveria me bazë ekspertësh, e propozuar nga kryetari i LSI-së Ilir Meta, nuk është zgjidhja e duhur.

Arben Ahmetaj:
“Nuk kemi nevoj për vota për krijimin e një qeverie teknike. Në kohë normale qeveritë teknike nuk kanë funksionuar. Nuk shohim asnjë devotshmëri pë qeverinë teknike. Shumica është e maturuar dhe s’kanë pse e çon vendin në qeveri teknike. Qeveria teknike nuk është e nevojshme për ekonominë shqiptare. Në kohë normale qeveritë teknike nuk kanë pasur sukses”.

Article Logic
Execution time: 0.0036060810089111