INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri i Shëndetësisë, Beqaj nis punën duke u “pritur” me vezë! Reagon dhe Rama…

Ministri i Shëndetësisë, Beqaj nis punën duke u “pritur” me vezë! Reagon dhe Rama…

Publikuar më: 10:52 08-02-2016

Që pa shkuar ora 8 një grup aktivistë të Aleancës Kuq e Zi kanë nisur të qëllojnë me vezë e domate godinën e Ministrisë së Shëndetësisë. Madje ata pritën deri sa të hynte në këtë diskaster dhe automieti i ministrit, Ilir Beqaj e me të hyrë makina e tij në parkimim lëshuan dhe ndaj saj vezë e domate. 

Policia e Tiranës ka dhënë versionin e saj për ngjarjen e ndodhur këtë mëngjes në Ministrinë e Shëndetësisë, duke konfirmuar ngjarjen, thotë se anëtarë të Aleancës Kuq e Zi po protestonin pa leje në ambientet e jashtme dhe ministri nuk ka qenë në makinë po vetëm drejtuesi i mjetit të ministrit. Vetë Beqaj ndodhej në brendësi të institucionit.

Po vetëm pas pak minutash Kryeministri Rama në facebook ka hedhur një informacion të zgjeruar mbi reformat në shëndetësi.

Ja ç’shkruan:

NE RRUGEN DREJT SHENDETESISE FALAS JA DISA REZULTATE TE REJA DHE KUPTIMPLOTA TE REFORMES:

Duke filluar nga data 1 shkurt, janë miratuar edhe tarifat e reja të vizitave te mjeku specialist dhe të ekzaminimeve të ndryshme shëndetësore për personat që nuk janë të siguruar, por që bëhen pjesë e sistemit të referimit, duke e filluar kontrollin nga mjeku i familjes.
Ka një ulje shumë të konsiderueshme të tarifave krahasuar me ato të deritanishme. Ndërkohë, është e qartë se tarifat për personat që nuk pranojnë të ndjekin sistemin e referimit, pra përmes mjekut të familjes, do të mbeten të pandryshuara.
Kështu, pacienti fillimisht duhet të shkojë tek mjeku i familjes. Ky stacion tanimë është FALAS. Në rastet kur mjeku i familjes gjykon se pacienti ka nevojë për një ndihmë më të specializuar, me anë të një rekomandimi e dërgon pacientin tek mjeku specialist. Kur pacienti paraqitet tek mjeku specialist duhet të jetë i pajisur me kartë idenditeti dhe rekomandim nga mjeku i familjes. Kështu ai do të përfitojë nga çmimet e reja, shumë më të ulëta, të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë prej 1 shkurtit.
Pas ofrimit të vizitës FALAS te mjeku i familjes (nga 1000 lekë që ishte), vendim i cili hyri në fuqi më 27 janar 2016, në rastin e vizitave ambulatore, kryerja e injeksioneve dhe ndërhyrjeve mikrokirurgjikale ofrohet tashmë FALAS.

Tarifat për disa ekzaminime, si Mamografia dhe Anti-HIV 1+2, bëhet ZERO për herë të parë.
Vizita tek mjeku specialist në poliklinikë, nga 1500 lekë ulet në 100 lekë;
Vizita tek mjeku specialist në spitalet universitare, nga 3000 lekë ulet në 500 lekë;
Vizita tek mjeku specialist në spitalet rajonale, nga 2000 lekë ulet në 100 lekë;
Vizita tek mjeku specialist në spitalet e rretheve, nga 1500 lekë ulet në 100 lekë.
Po ashtu, nëse një person i pasiguruar ka të nevojshme kryerjen e një ekografie, ajo kushton 1000 lekë në rastet kur pacienti nuk ndjek sistemin e referimit - pra kur nuk kalon nga mjeku i familjes. Në rast se pacienti kalon fillimisht tek mjeku i familjes dhe më pas tek specialisti në poliklinikë për kryerjen e kësaj ekografie do të paguajë vetëm 200 lekë.
Ndërkohë, pacientët të cilët janë të siguruar mjafton të paraqesin kartën e shëndetit dhe atë të identifikimit dhe i përfitojnë të gjitha këto ekzaminime FALAS.
Edhe çmimet për kryerjen e biopsive të të gjitha llojeve janë ulur nga 3000 lekë në 500 lekë, ose gjashtëfish.
Ndërsa, pjesa më e madhe tarifave të ekzaminimeve radiologjike dhe ato imunologjike janë ulur më shumë se pesëfish.
Tarifat për ekzaminimet endoskopike ulen më shumë se dyfish.
Tarifat për analizat laboratorike kliniko-biokimike ulen nga dy deri në shtatëfish.
Tarifat për analizat laboratorike mikrobiologjike ulen nga tre deri në tetëfish.
Tarifat për shërbimin e allergologji-pneumologjisë ulen nga pesë deri në tetëfish.
Tarifat për shërbimin e kardiologjisë ulen nga pesë deri në dhjetëfish, ndërsa ato të shërbimit ORL, ulen nga katër deri në pesëfish.

REFORMAT DUAN VIZION PUNE KOHE DHE DURIM POR REZULTATET PADISKUTIM QE VIJNE HAP PAS HAPI!

Article Logic
Execution time: 0.0037059783935547