INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ministri Italian mesazh palës shqiptare: Ne godasim trafikun, nuk ka të paprekshëm[VIDEO]

Publikuar më: 12:42 03-11-2017

S’duhet të ketë njerëz të paprekshëm para ligjit, ky është mesazhi i fortë i Ministrit të Brendshëm të Italisë, Marco Minniti për qeverinë dhe drejtësinë shqiptare. Ai ka zhvilluar një vizitë zyrtare në vendin tonë në kulmin e debateve për drogën ku së fundmi janë lëshuar dhe akuza e dyshime për përfshirje të drejtuesve të lartë të shtetit tonë, mes tyre dhe ish Ministrit të Brendshëm Tahiri.
“Ne duhet të godasim organizatat e mëdha të trafiqeve të paprekshmit. Këtu në Shqipëri, në Tiranë, këtu në Ballkan, luhet një lojë shumë e rëndësishme që ka sfida të rëndësishme: kundër lëndëve narkotike, kanabisit, emigracionit të paligjshëm dhe terrorizmit,” tha Minniti.
Ndërsa shefi i Guardia di Finanza Skrepanti publikoi raportin e fundit të trafikut të lëndëve narkotike, ku tha se edhe pse janë evidentuar më pak rrënjë të kultivuara kanabis këtë vit në krahasim me 2016, sasia e sekuestruar në brigjet italiane është shumë më e madhe se një vit më parë.
“Janë evidentuar 4 444 rrënjë të kultivuara gjatë 2017-ës, në krahasim me 754 mijë të një viti më parë. Në brigjet italiane janë sekuestruar gjatë vitit 2017, 33 ton kanabis, me një rritje prej 116% në krahasim më 2016-ën, ku u sekuestruan 12 ton,” raportoi Stefano Skrepanti.
Në prezantimin e raportit të Guardia di Finanza për kultivimin e tafikimin e kanabisit, morrën pjesë dhe ambasadorët Donald Lu e Vlahutin si dhe zyrtarë të policive të dy vendeve.

Article Logic
Execution time: 0.0022280216217041