INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri izraelit-belgëve: Mos hani çokollata, luftoni terrorizimin!

Ministri izraelit-belgëve: Mos hani çokollata, luftoni terrorizimin!

Publikuar më: 12:12 24-03-2016

Pas sulmeve terroriste në Belgjikë, ministri izraelit i Inteligjencës dhe Transportit, Yisrael Katz, u shpreh se ky vend nuk bën mjaftueshëm në luftën kundër terrorizmit.

Sipas “Jerusalem Post”, Katz ka deklaruar se “belgët janë shumë të zënë duke ngrënë çokollata sa harrojnë që në vend jetojnë njerëz që planifikojnë sulme terroriste”.

Gjithashtu, ministri izraelit ka pasur kritika edhe ndaj koalicionit kundër ISIS-it që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara, duke thënë se po nënvlerësojnë xhihadistët.

“Nëse belgët do të vazhdojnë të hanë çokollata e të shijojnë jetën pa e kuptuar se disa prej myslimanëve në vend po planifikojnë sulme terrori, ata kurrë nuk do të mund të fitojnë luftën me ISIS”, deklaroi Katz.

Kritikat e Katz janë publikuar nga “Jerusalem Post”, ndërsa ato janë bërë virale në rrjetet sociale duke qenë në jo pak raste edhe objekt i ironive të shumta.

Article Logic
Execution time: 0.0041720867156982