INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri Klosi i jep shpresa komunitetit rom, së shpejti mensë për fëmijët dhe punësimi i prindërve

Ministri Klosi i jep shpresa komunitetit rom, së shpejti mensë për fëmijët dhe punësimi i prindërve

Publikuar më: 14:53 28-05-2016

Qendra Tranzitore e Emergjencës për komunitetin rom ka qenë sot në vëmendjen e Ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosit bashkë me stafin e ministrisë. Ata çuan pranë kësaj qendre ruletat e rikontrustuara nga nxënësit e shkollave të arsimit profesional gjatë Olipmiadës së Aftësive, sikundër edhe produkte të tjera të vetë nxënësve të prodhuara gjatë panairit. Ministri Klosi bëri me dije se në këtë qendër do të vijojnë të punojnë nxënës të profileve të arsimit profesinal për sistemimin e mëtejshëm të këtyre ambienteve, do të ngrihet një mensë dhe do të hapet gjithashtu edhe një qendër e formimit profesional.

Gjatë këtij aktiviteti, për gjithë këtë Komunitet  u bë i mundur ndriçimi 24 orë i këtyre ambienteve përmes një sistemi të tërë panelesh diellore. Të instaluar nga një grup vullnetarësh amerikanë që kanë punuar prej disa kohësh për këtë projekt. Ceremonia e ndezjes për herë të parë  të sistemit ndriçues të ambienteve të jashtme të qendrës u celebrua nga një ndeshje futbolli  e ministrit Klosi, me fëmijët e skuadrës “Retë e zeza” të komunitetit rom. 

Article Logic
Execution time: 0.0039889812469482