INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri Klosi: Papunësia? Janë 40 mijë vende të lira pune në Zyrat e Punës

Ministri Klosi: Papunësia? Janë 40 mijë vende të lira pune në Zyrat e Punës

Publikuar më: 17:28 19-02-2017

Nga Analiza Vjetore e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi bëri me dije kalimin e kompetencave direkte të shkollave dhe qëndrave profesionale nën varësinë e Agjencisë së re, sot Shërbimi Kombëtar i punësimit. “ Kjo bëhet me një qëllim të vetëm, për të lidhur në të njëjtën zyrë edukimin me punësimin”, deklaroi ministri Klosi.

“Shkollat dhe qendrat profesionale do të shndërrohen në qendra multifunksionale që do të ofrojnë cikle mësimore kualifikimi për të gjithë”, shtoi ministri Klosi. “Për t’i ardhur në ndihmë tregut të punës, ne na duhet të transformojmë shërbimin më pranë qytetarëve, nga një shërbim në bazë rrethi në një shërbim që ofrohet në çdo bashki. Në të 61 bashkitë e vendit do të ketë zyra pune. Duhet t’i shërbejmë më afër dhe më mirë bisnesit dhe punëkërkuesve”, u shpreh ministri Klosi.

Ai tha se janë ezauruar në masën 98 për qind fondet e nxitjes së punësimit, dhe këto biznese sot janë të gjitha në kërkim të punonjësve të rinj.

Ministri Klosi deklaroi se sfidon cilido përfaqësues të opozitës që flet sot për papunësi. “Gjetëm 153 mijë punëkërkues të papunë. Sot falë reformës së thellë, shndërrimit të zyrave të punës në zyrat e besimit të biznesit dhe qytetarëve, janë orientuar më shumë se 53 mijë qytetarë drejt tregut të punës”, deklaroi ministri Klosi, duke shtuar se sot janë 40 mijë vende të lira pune.

Article Logic
Execution time: 0.0036709308624268