INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri Klosi paralajmërim për operatorët turistikë

Ministri Klosi paralajmërim për operatorët turistikë

Publikuar më: 16:10 11-03-2019

Zero tolerancë për inspektorët të cilët nuk zbatojnë detyrën për mbarëvajtjen e sezonit turistik të këtij viti.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, gjatë një analize vjetore të inspektoratit Mjedisor për vitin 2018 i bëri thirrje inspektorëve nga Inspektorate të ndryshme të kryejnë kontrolle të strukturuara on line dhe të ndjekin çdo problematikë që nxjerrin qytetarët, në të kundërt, ministri paralajmëroi largimin e tyre nga trupa inspektuese.
Klosi iu drejtua me një thirrje edhe operatorëve turistik për ruajtjen e raportit plazh publik dhe privat si edhe për vendosjen e tabelave sinjalizuese në zonën bregdetare të cilën kanë nën menaxhim.

Article Logic
Execution time: 0.0038571357727051