INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri kosovar kundër tarifës në Rrugën e Kombit, zbulon përgjigjen e Gjiknurit

Ministri kosovar kundër tarifës në Rrugën e Kombit, zbulon përgjigjen e Gjiknurit

Publikuar më: 12:01 04-04-2018

Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Pal Lekaj gjatë ditës së sotme ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, me të cilin kanë diskutuar për taksën në “Rrugën e Kombit”.

Lekaj e ka ritheksuar se taksa është e lartë dhe se institucionet kosovare nuk pajtohen me këtë çmim. Ai thekson se nuk ka marrë një përgjigje nga homologu shqiptar Gjiknuri.

Ky është postimi i plotë i ministrit Lekaj:
Në takim me Ambasadorin Qemal Minxhozi diskutuam zhvillimet e fundit në dy vendet tona, me theks të veçantë për çështjen e taksës rrugore për të cilën e ritheksova papajtueshmërinë tonë me çmimin dhe mënyrën se si është marrë ky vendim për njërën nga arteriet kryesore të lidhjes ndërshqiptare, që është “Rruga e Kombit”.

Po ashtu e diskutuam edhe letrën zyrtare me të cilën i jemi drejtuar Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikës, z. Damian Gjiknuri dhe për mungesën e përgjigjes në këtë letër.

Ishte dakordim i dyanshëm që hapat e mëtutjeshëm të bëhen me dakordancë të plotë.

Shqipërisë dhe Kosovës si dy vende vëllazërore ju duhen marrëdhënie me influencë pozitive për zhvillimin e gjithëmbarshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0036449432373047