INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri Peleshi jep lajmin e mirë për fermerët: “94 milionë euro për sektorin e bujqësisë ja sesi të përfitoni”

Ministri Peleshi jep lajmin e mirë për fermerët: “94 milionë euro për sektorin e bujqësisë ja sesi të përfitoni”

Publikuar më: 18:11 28-01-2018

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi, ka zhvilluar një takim të posaçëm sektorial me kreun e Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, dhe deputetët e mazhorancës.

Takimi ka në fokus mbështetjen e fermerëve për të qënë përfitues të skemave bujqësore.Sakaq, Peleshi ka dhënë lajmin e mirë për gjithë sektorin e bujqësisë, pasi do të investohen 94 milion euro.

“Sot kemi marrë leje nga Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural për miratimin e programit më të madh që bujqësia ka pasur. 71 milion euro do të investohen nga BE, dhe 23 milion euro nga qeveria shqiptare.”- është shprehur Peleshi.

Shuma totale e investuar në këtë sektor do të jetë plot 94 milion euro. Sipas ministrit çdo fermer do të ketë mundësi të aplikojë me skemat përfituese, pa paraqitur asnjë dokument, thjesht një formular që do të përmbajë disa pyetje.

Article Logic
Execution time: 0.0037288665771484