INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri Sandër Lleshaj dhe Veliu në Vlorë, ja për çfarë u diskutua

Ministri Sandër Lleshaj dhe Veliu në Vlorë, ja për çfarë u diskutua

Publikuar më: 19:55 18-04-2019

Siguria dhe sezoni turistik ka qënë fokusi i takimit me dyer të mbyllura të Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, Shërbimit Informativ e Doganave në Prefekturën e Vlorës.

Takimi zgjati rreth 1:30 minuta, ndërsa pas përfundimit të takimit Lleshaj nuk pranoi të prononcohet pas takimit.

Sipas prefektit të Qarkut, Flamur Mamaj në takim u kërkua zbulueshmëria e ngjarjeve kriminale dhe bashkëpunim ndërinstitucional, shkruan OraNews.

Në Vlorë, në dy vitet e fundit numërohen 25 djegie automjetesh dhe shpërthime me eksploziv, të cilat ende nuk janë zbardhur, gjithashtu dhe 12 ngjarje të tjera shënuar vetëm në 4 mujorin e parë të këtij viti.

Article Logic
Execution time: 0.0038509368896484