INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri shkon në Parlament dy minuta me vonesë: Më vjen turp, dorëhiqem

Ministri shkon në Parlament dy minuta me vonesë: Më vjen turp, dorëhiqem

Publikuar më: 09:16 01-02-2018

Dy minuta me vonesë mjaftuan që ministri i departamentit të Ekonomisë të jap dorëheqjen.

Ndoshta e çuditshme por e vërtetë kjo i ka ndodhur ministrit britanik Lord Michael Bates.

Ai mbërriti në Dhomën e Lordëve dy minuta me vonesë e për këtë arsye kërkoi falje.

‘Më vjen keq për këtë sjellje, nuk isha në vendin e duhur për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja. Më vjen turp që nuk isha në vendin tim dhe për pasojë jap dorëheqjen,” u shpreh ministri.

 E pas këtyre fjalëve në sallë u dëgjua një 'Jooo'.

Sa ndryshe realitet britanik me atë shqiptar. A do të mund të jepte dorëheqjen një ministër shqiptar vetëm se shkon dy minuta me vonesë? Të gjithë e dimë përgjigjen.

Article Logic
Execution time: 0.0036840438842773