INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri Tahiri flet për Shullazin: S’kam lidhje me të!

Ministri Tahiri flet për Shullazin: S’kam lidhje me të!

Publikuar më: 14:10 20-04-2016

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mohuar zërat e opozitës për lidhje të tij me Emiljano Shullazin. Ai ka thënë se Shullazi është i barabartë përpara ligjit si të gjithë qytetarët, duke shtuar se arrestimi i tij tregon se s’ka asnjë mbi ligjin.

Ai madje shtoi se bashkëpunimi i policisë për këtë rast me prokurorinë është shumë i mirë.

Tahiri PD, iu përgjigj dhe me një emër konkret nga të vetët, kur tha se Xhelal Mziu, Kryetari i Bashkisë së Kamzës, është simbol i pandëshkueshmërisë. Ministri këto deklarat i bëri për mediat pas përurimit të zyrës së komisariatit numër 5 në Kamëz.

Article Logic
Execution time: 0.0033559799194336