INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri Xhafaj flet për çështjen Tahiri: Në Shqipëri ka më shumë se 20 familje kriminale

Ministri Xhafaj flet për çështjen Tahiri: Në Shqipëri ka më shumë se 20 familje kriminale

Publikuar më: 22:30 30-01-2018

Ambasadori amerikan në vendin tonë Donald Lu, disa muaj më parë deklaroi se në Shqipëri ka 4 familje mafioze dhe 20 grupe kriminale. Edhe pse ka kaluar kohë nga kjo deklaratë, ende nuk ka emra konkretë apo rezultate konkrete ndaj këtyre grupeve.

Në emisionin “Studio e Hapur” me Eni Vasilin në “News24”, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj thotë se në vendin tonë veprojnë më shumë se 20 grupe kriminale. Sakaq, ai thekson se fokusi nuk është tek shifrat, por tek puna për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Sipas ministrit Xhafaj në kuadër të operacionit “Forca e ligjit” po punohet për goditjen e këtyre grupeve kriminale, ndërsa shton se deri më tani është goditur një grup në Fier dhe një në Shkodër.
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka folur gjithashtu edhe për çështjen Tahiri, paraardhësin e tij, ndërsa ai po hetohet nga prokuroria për përfshirje në trafik droge. Hetimi nisi pas publikimit të disa përgjimeve të grupit kriminal ‘Habilaj’ që përmendin emrin e në bisedat. Xhafaj tha se fakti që Tahiri nuk u arrestua, nuk do të thotë se prokuroria nuk mund të hetojë. Ai theksoi se hetimi nuk na takon ministrisë së Brendshme, por organeve kompetente.

Article Logic
Execution time: 0.0038299560546875