INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri Xhafaj vizitë blic në Durrës: Shumë shpejt do të shihni rezultate, do arrestohen grupe kriminale

Ministri Xhafaj vizitë blic në Durrës: Shumë shpejt do të shihni rezultate, do arrestohen grupe kriminale

Publikuar më: 21:34 13-02-2018

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka marrë pjesë në analizën vjetore të policisë së Durrësit, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Xhafaj vlerësoi policinë e Durrësit se ka goditur disa grupe kriminale në këtë qytet gjatë vitit 2017. Ai paralajmëroi se në kuadër të operacionit "Forca e Ligjit" do ketë rezultate edhe më efikase në luftën ndaj krimit.

"Gjatë vitit të kaluar drejtoria vendore e policisë ka goditur disa grupe kriminale. Ka pasur disa goditje të drejtpërdrejta të grupeve kriminale në këtë qyegtt. por sërish mbetet për t;u bërë. Dhe në kuadër të "Forcës së Ligjit" do kemi rezultate tyë tjera në këtë qytet", u shpreh Xhafaj.

Ministri inspektoi edhe Portin e Durrësit ku dy ditë më parë policia zbuloi në një kamion me destinacion Italinë, rreth 11.3 kg heroinë, sasia më e madhe e lëndës narkotike të këtij lloji e cila po tentohej të kalohej nga porti i Durrësit në drejtim të Barit.

Ai kërkoi rritje të kontrolleve në Port me qëllim parandalimin e e trafikut të drogës nga Shqipëria në drejtim të vendeve fqinje.

Article Logic
Execution time: 0.0044910907745361