Sezoni i ri shkollor po afron dhe në këtë kuadër Ministria e Arsimit dhe të gjitha institucionet arsimore në vend janë duke konkluduar përgatitjet e fundit.
Kështu, sipas një udhëzimi të MAS, shpërndarja e librave do të fillojë në datën 25 gusht dhe do të zgjasë deri në 10 shtator. Sipas këtij udhëzimi të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar duhet të drejtohen pranë pikave të licencimit të ministrisë së Arsimit për të blerë tekstet shkollore.
Sipas këtij udhëzimi të Ministrisë së Rinisë dhe Sporteve, viti i ri shkollor 2017-2018 do të nis në 11 shtator. Për vitin mësimor 2016-2017 fillon dhe ajo që Qeveria e konsideroi “Reforma në Tekstet Shkollore”, që nxënësit të mësojnë me tekste nga “Oxford”, “Cambridge” dhe “Pearson”.
Me këtë reformë u hoqën qindra botimeve që vinin nga alterteksti, pas shqetësimeve të ngritura nga mësues e prindëri për shkak të gabimeve dhe skandaleve në përmbajtjen e tyre.