INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama dhe Ministria, Nikolla reagojnë për kërcënimet ndaj akademikëve…

Kryeministri Rama dhe Ministria, Nikolla reagojnë për kërcënimet ndaj akademikëve…

Publikuar më: 12:07 19-04-2016

Edhe pse dita e martë është heshtje zgjedhore për kandidatët për rektorë, Kryeministri Rama e “thyen” atë. Ai gjatë përurimit të shtesës së korpusit qëndror të Universitetit Politeknik, tha se qeveria e partia që ai drejton nuk ka ndërhyrë në asnjë moment në proçes dhe se nuk ka kandidat të PS në asnjë nga garat në të gjitha universitetet.
“Janë kandidatë të universitetit të Fakultetit, që përfaqësojnë vetveten. Të gjithë janë të barabartë në këndëvështriumin tonë. E drejta e tyre të zgjedhin, por të kenë parasysh që s’po zgjedhin deputet as politikanët, por njerëz që do çojnë përpara gjithë proçesin e transformimit të brendshëm të Universitetit.Transformimi s’mund të jetë më fasadë siç ka qënë" - tha Rama

Ndërsa Ministria e Arsimit, Lindita Nikolla ka folur në lidhje me dëshmitë e akademikëve, të kërcënuar gjatë fushatës zgjedhor për strukturat drejtuese të universiteteve. Ajo e ka cilësuar ngjarjen të papranueshme dhe inkurajon organet  e drejtësisë për të zbardhur ngjarjen e rëndë.
“Një ngjarje e shëmtuar dhe e papranueshme. Çështja u zgjidh falë organizmave të drejtësisë”, tha Nikolla, e cila shtoi se për të gjithë ata që cënojnë autoritetet akademike do merren masa.
Ajo theksoi se tashmë e rëndësishme që të gjithë të jenë të bashkuar dhe të vazhdojnë garën. Nikolla u bëri thirrje profesorëve dhe studentëve të rujanë qetësinë me qëllim që kjo garë të mbylljet me sukses.
“Përgjigjja jonë është jemi të vendosur për të larguar politikën nga arsimi, për ta larguar Qeverinë nga universitetet. Sot është dita e heshtjes zgjedhore në respekt të saj dua të bëj disa reflektime për fidat e përbashkëta në këtë rrugëtim. Si çdo garë edhe kjo ka pasur sfidat e veta, secili prej jush jeni përballur me to. Unë kujtoj sfidat e mia. Kam marrë shumë telefonata se pse Edi Rama, unë dhe PS po i lëmë zgjedhjet në rrjedhën e tyre të lirë, pse qeveria nuk ndërhyri për të zëvendësuar rektorët. Ne nuk ndërhymë se jemi të vendosur ta largojmë politikën nga arsimi. Kjo është gara më model, që do të impaktojë nesër edhe shoqërinë shqiptare.” – tha Nikolla.

Article Logic
Execution time: 0.0037741661071777