INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministria e Arsimit njofton: Të hënën nis mësimi në të gjitha shkollat e vendit

Ministria e Arsimit njofton: Të hënën nis mësimi në të gjitha shkollat e vendit

Publikuar më: 20:43 13-01-2017

Ministria e Arsimit dhe Sportit bën me dije se ditën e hënë me datë 16 Janar 2017, do të nisë procesi mësimor i rregullt në të gjitha institucionet arsimore në Republikën e Shqipërisë.

Pas një ndërprerje dy javore për shkak të virusit të gripit AH3N2 dhe temperaturave shumë të ulëta që prekën vendin me reshje dëbore dhe ngrica, mësimi për nxënësit e sistemit parauniversitar dhe shkollat e larta nis të hënën më 16 janar.

“Ministria e Arsimit dhe Sportit bën me dije se ditën e hënë me datë 16 Janar 2017 do të nisë proçesi mësimor i rregullt në të gjitha institucionet arsimore në Republikën e Shqipërisë. Suksese”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Article Logic
Execution time: 0.0036001205444336