INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministria e Arsimit shpall datat e provimeve për Maturën Shtetërore

Ministria e Arsimit shpall datat e provimeve për Maturën Shtetërore

Publikuar më: 21:48 09-03-2017

Me 18 qershor do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe Ministria e Arsimit ka shpallur datat e provimeve për Maturën Shtetërore, duke shmangur ditën e votimeve.  

Zëvendësministrja e Arsimit Nora Malaj ka deklaruar se, “zgjedhjet nuk do të cenojnë standardet e provimeve të maturës”. Gjithashtu Ministri e Arsimit ka njoftuar se provimet e maturanteve nisin në 5 qershor me Gjuhën e Huaj, ndërsa Gjuha Shqipe zhvillohet në datën 10. 

Ndërkohë në 15 qershor është testi i Matematikës dhe në 25 qershor provimet me zgjedhje. Gjithashtu bëhet e ditur se brenda muajit mars maturantët do të plotësojnë formularin e lëndëve me zgjedhje, të cilat i profilizojnë për Universitetet që do të ndjekin.
Ministria e Arsimit dhe shkollat e larta po bëjnë unifikimin e lëndëve, për të mos u përsëritur problemet me emërtimet dhe përllogaritjen e koeficienteve gjatë fazës së pranimeve në Universitete. 

Article Logic
Execution time: 0.0036029815673828