Ministria e Brendshme ka bërë një tjetër apel për gjithë shqiptarët që ju skadon karta e identitetit.
“Nëse ajo skadon në 6 mujorin e parë të vitit 2019, mos e lër për ditën e fundit. Apliko më herët për t’u ripajisur me kartë ID, evito radhën”- bën thirrje ministria e Brendshme.
Postimi i Ministrisë së Brendshme
Verifiko afatin e vlefshmërisë së kartës së identitetit!
Nëse ajo skadon në 6 mujorin e parë të vitit 2019, mos e lër për ditën e fundit. Apliko më herët për t’u ripajisur me kartë ID, evito radhën!
Me kuponin për kartën e ID, që e gjen në çdo zyrë të Postë Shqiptare paraqitu pranë zyrave të ‘Aleat’!