Moti i keq dhe me pasoja shumë të rënda ka detyruar Ministrinë e Brendshme të urdhërojë mbylljen e shkollave. Situata emergjente ka përfshirë të gjitha qarqet e vendit dhe në këto kushte është e pamundur të zhvillohet mësim në shkolla, pasi shumë ambjente të kateve të para, palestra apo dhe klasa janë përmbytur. Të paktën për dy ditë nuk do të ketë më mësim në shkolla deri sa situata të normalizohet.