INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nis vaksinimi e dhelprave kundër tërbimit

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nis vaksinimi e dhelprave kundër tërbimit

Publikuar më: 15:27 06-11-2017

Për të shtatën herë rradhazi, siç dhe është përcaktuar në planin disa vjeçar të Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Projekti PAZA II do të nisë vaksinimin e dhelprave kundër sëmundjes së tërbimit. Ashtu si dhe në fushatat e shkuara, Projekti PAZA i mbështetur nga Bashkimi Evropian do të zbatojë një procedurë moderne që garanton vaksinimin e sigurtë dhe në një normë të lartë te dhelprat e kuqe, që janë dhe burimi kryesor i shpërndarjes së tërbimit. Mënyra e vaksinimit është e njejtë me atë që është përdorur që prej pranverës së 2014, ku do të jenë disa avionë të vegjël, të specializuar dhe pajisur me teknologji moderne për të shpërndarë vaksinat e prodhuara posaçërisht për dhelprën e kuqe. Shpërndarja e vaksinës do të kryhet nga ajri, ku avionët e vegjël do të hedhin në mënyrë të kontrolluar një lloj vaksine që është e futur në ushqim të posaçëm për dhelprat. Vaksinat karrem do të shpërndahen përgjatë një periudhë 2 javore në të gjithë territorin e vendit, përjashtuar qendrat urbane dhe sipërfaqet ujore. Avionët e vegjël, nëpërmjet makinerive speciale dhe hartave të sakta shpërndajnë në mënyrë të automatizuar dhe kontrolluar 20 vaksina për kilometër katror dhe gjatë vaksinimit të kësaj pranvere do të shpërndahen rreth 560,000 vaksina karrem. Ky proces bëhet dy herë në vit, në pranverë dhe vjeshtë. Për të arritur një imunizim të plotë të popullatës së dhelprave nga tërbimi është e nevojshme që vaksinime të tilla të bëhen për 5 vjet rresht.

Ky lloj vaksinimi është kryer dhe kryhet me këtë mënyrë në të gjitha vendet e Ballkanit dhe tanimë me mbështetjen e plotë të Bashkimit Evropian po kryhet edhe në Shqipëri. Pas disa vitesh vaksinimi të rregullt, tashmë sëmundja është zhdukur në Kroaci, Serbi, vende të rajonit dhe rezultatet tregojnë për ulje të rasteve në thuajse zero dhe në Maqedoni. E njejta fushatë vaksinimi ndodh dhe në shtetet fqinjë.

Article Logic
Execution time: 0.0034589767456055