INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministria e Energjitikës: Do bëhet rivlerësimi i dëmeve në Zharrëz

Ministria e Energjitikës: Do bëhet rivlerësimi i dëmeve në Zharrëz

Publikuar më: 20:01 25-02-2017

Ministria e Energjitikës ka dalë me një deklaratë pas takimit të zhvilluar më përfaqësuesit e banorëve të Zharrëzës, ku thotë se u dakordësua mes palëve për vazhdimin e procesit të verifikimit dhe dëmshpërblimit të dëmeve. Ministria bën me dije se është bërë verifikimi paraprak i dëmeve, nga ku rezultojnë 502 shtëpi të dëmtuara, nga të cilat 44 të dëmtuara rëndë dhe 26 prej tyre të pabanueshme. Një kërkesë e banorëve ka qenë rivlerësimi i dëmeve, që MEI thotë se do të nisë nga java e ardhshme. "Brenda javës së ardhshme do të ngrihet një grup me ekspertë teknikë për të rivlerësuar rastet e kontestuara nga banorët”, thuhet në deklaratën e shpërndarë nga Ministria e Energjitikës. Është vendosur gjithashtu që nga Drejtoria e Emergjencave Civile dhe pushteti vendor të strehohen në banesa me qira banorët e 70 shtëpive të dëmtuara më rëndë deri në riparimin e tyre. “Banorët kërkuan që vlerësimi të mund të rikryhet në ato raste kur ka kontestime"-sqaron institucioni përgjegjës. “Vazhdon procesi i vlerësimit të shkaqeve nga vijnë lëkundjet. Mbi bazën e të dhënave të regjistruara është përzgjedhur një listë ekspertësh të pavarur ndërkombëtar që do të kryejnë këtë analizim”, thotë ministria e cila sqaron edhe hapat e ndërmmarrë prej këtij institucioni. “Në datën 26 dhjetor 2016 është urdhëruar ndalimi i injektimit të ujit teknologjik nga Bankers Petrolium në zonën e Zharrëzës, ndalim që vazhdon dhe sot. Nga banorët u kërkua që ndalimi të bëhet përhershëm, çka u pranua dhe institucionet përkatëse do të marrin masat për ndalimin përfundimtar të injektimit të ujit teknologjik në zonë, njësoj siç e përcakton edhe raporti i grupit ndërministror të punës”, thotë MEI.

Article Logic
Execution time: 0.0017678737640381