INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministria e Financave harton gjobat e reja për bizneset [FOTO]

Ministria e Financave harton gjobat e reja për bizneset [FOTO]

Publikuar më: 18:20 19-09-2016

Ministria e Financave ka hartuar një nivel më të ulët të gjobave, në ndryshimet e fundit të ligjit të procedurave tatimore, i cili pas diskutimeve të shumta me bizneset ka marrë variantin përfundimtar.

Duke nisur që nga moslëshimi i kuponit tatimor gjobat janë ulur ndjeshëm.

Sot moslëshimi i kuponit tashmë ka gjobë 50 mijë lekë (kujtojmë se me supergjobat kjo masë u vu 500 mijë lekë) dhe në rast përsëritje aktiviteti, bllokohet për 30 ditë dhe në rast përsëritje të vazhdueshme, konsiderohet evazion tatimor.

Gjoba për mosdeklarim të punonjësve: Biznesi i vogël merr gjobë 50 mijë lekë dhe i madhi 200 mijë lekë (për biznesin e madh gjoba më parë ishte 500 mijë lekë).

Masat janë zbutur edhe në rastet kur kapet malli i pashoqëruar me faturë tatimore,  ku nuk parashikohet bllokim malli, por biznesi i vogël kalon si tatimpagues i TVSH-së, ndërsa biznesit të madh i bëhet rivlerësim, ndërsa në të dy rastet gjoba është sa 100% e tatimit të deklaruar, përveç tatimit dhe kamatëvonesave.

Gjobat dhe masat ndëshkuese sipas ndryshimeve në ligjin e procedurave:

Mosdeklarimi në afat i deklaratës tatimore       
Mospagimi në afat i kësteve të tatimfitimi
Mosdeklarimi i punonjësve dhe fshehja e pages          
Pagesat ose arkëtimet me para në dorë mbi 150 000 lekë         
Kapja e mallrave të pashoqëruara me faturë    
Mosinstalimi i kasës     
Moslëshimi i kuponit, ose lëshimi gabim i tij      
Mosafishimi i çmimeve të shitjes

Article Logic
Execution time: 0.0037851333618164