INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministria e Financave: Tatimorët presion me gjoba bizneseve për votën

Ministria e Financave: Tatimorët presion me gjoba bizneseve për votën

Publikuar më: 16:59 04-06-2017

Përmes një deklarate, ministria e Financave e udhëhequr nga ministrja teknike e propozuar nga PD, Helga Vukaj thotë se inspektorët tatimorë po ushtrojnë presion përmes gjobave ndaj subjekteve tatimpaguese për shkak të bindjeve politike. Ministria e Financave u bën thirrje tatimpaguesve që për çdo rast kur ata  ndjehen nën presione abuzive të motivuara politikisht, të denoncojnë menjëherë këtij institucioni.

Deklarata:

Ministria e Financave, në kuadër të verifikimit të disa informacione, është njoftuar se inspektorë tatimorë po ushtrojnë presion përmes gjobave ndaj subjekteve tatimpaguese duke mbajtur ndaj tyre qëndrime selektive bazuar në përkatësinë e tyre partiake. Veprime të tilla janë të patolerueshme. Ministria e Financave u kërkon Drejtorive Rajonale të Tatimeve si dhe inspektorëve tatimorë që të jenë profesional dhe korrekt në zbatimin e ligjit. Në të gjitha rastet kur do të evidentohen presione dhe shantazhe të tilla përmes gjobvënies ndaj biznesit, do të merren masa ndëshkimore bazuar në legjislacionin në fuqi. Ministria e Financave u bën thirrje tatimpaguesve që për cdo rast kur ata do të ndjehen nën presione abuzive të motivuara politikisht, të denoncojnë menjëherë pranë nesh.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035398006439209