INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministria e Jashtme dënon sulmin me armë kimike në Siri: OKB të gjejë fajtorët

Ministria e Jashtme dënon sulmin me armë kimike në Siri: OKB të gjejë fajtorët

Publikuar më: 17:36 05-04-2017

Ministria e jashtme shqiptare ka dënuar sulmet me armw kimike nw Siri, nw qytetin e Khan Sheikhun, ku gjetën vdekjen jo vetëm gra e burra por edhe fëmijë të mitur.

Ministria e Jashtme ka mbështetur përpjekjet për një hetim ndërkombëtar të menjëhershëm, në mënyrë që autorët e kësaj masakre të dalin përpara përgjegjësisë.

“Ky akt monstruoz përbën dhunim të Konventës mbi Armët Kimike (CËC) dhe një tjetër veprim të patolerueshëm në konfliktin tashmë gjashtë vjeçar në Siri.

 MPJ mbështet përpjekjet për një hetim ndërkombëtar të menjëhershëm në mënyrë që autorët të vihen para përgjegjësisë.”- shkruhet në njoftimin e MPJ-së.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme. Focat rebele i vënë faj regjimit të Assad për hedhjen e bombave kimike duke thënë se ato u lëshuan nga avionë ushtarakë. Nga ana tjetër Assad mohon përfshirjen në këtë tragjedi.  Vetë Rusia pretendon se helmimi i dhjetëra vetëve në qytetin sirian të Khan Sheikhounit ishte pasojë e rrjedhjeve nga një depo armësh kimike të vet rebelëve. Franca ka kërkuar një mbledhje urgjente të OKB-së për të zgjidhur situatën e për të gjetur shkaktarët.

Article Logic
Execution time: 0.0034549236297607