Nismës "Dhuroni gjak, Shpëtoni jetë" i është bashkuar edhe Ministria e për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Kështu që mëngjesin e sotëm Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut u vendos në hollin e këtij institucioni, dhe sigurisht që vetë ministri, Ditmir Bushati nuk mund të mos dhuronte gjak.
"Një njësi gjaku shpëton tre jetë”, u shpreh ministri, duke theksuar se shpreson që kjo nismë të ketë një periodicitet edhe më të mirë në të ardhmen.