INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministria e Jashtme e Britanisë publikon hartën e rrezikut për sulme terroriste, ja ku renditet Shqipëria [FOTO]

Ministria e Jashtme e Britanisë publikon hartën e rrezikut për sulme terroriste, ja ku renditet Shqipëria [FOTO]

Publikuar më: 20:32 29-06-2016

Aktet terroriste të ndodhura këto ditët e fundit kanë tronditur gjithë botën, dhe kanë shtuar frikën te njerëzit pasi ndihen të pasigurtë. Ndërkohë  Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar hartën që paralajmëron turistët për rrezikun që ekziston në vendet europiane për sulme terroriste, të ngjashme si ato në Paris, Bruksel apo Stamboll.

Harta publikohet në një kohë kur sezoni turistik ka filluar dhe të shumtë janë ata persona që konsultohen përpara se të zgjedhin destinacionin e tyre për të pushuar.

Sipas ministrisë britanike, Shqipëria është vendi më i sigurtë në Mesdhe, duke paraqitur një mundësi shumë të ulët për sulme terroriste. Vendi ynë renditet në kategorinë e tretë, i paralajmëruar se mund të goditet nga terroristet, edhe pse shanset që kjo të ndodh janë shumë të pakta.

Megjithatë, nëse i hedh një vështrim më të detajuar Shqipërisë në faqen e Foreign Office, asnjë zonë e vendit nuk paraqet rrezikshmëri, ndonëse turistëve u kërkohet të këshillohen me guidat e tyre për çdo rast. Siguria publike konsiderohet e mirë dhe veçanërisht në Tiranë.

80 mijë britanikë e vizitojnë çdo vit Shqipërinë dhe publikimi i kësaj harte mund të shtojë edhe më tej numrin e turistëve nga ky vend.

Të gjitha vendet e tjera rajonit, përveç Greqisë, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës, renditen në të njejtën kategori me Shqipërinë. Ndërkohë që tre shtetet e sipërpërmendura renditen në kategorinë e dytë, me mundësi serioze për t’u prekur nga sulmet terroriste.

Vendet që paraqesin rrezikun më të lartë janë Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja, Belgjika, Gjermania, Turqia dhe Rusia, ndërsa nëntë vendet europiane ku rreziku nga sulmet terroriste pothuajse nuk ekziston fare janë Zvicra, Sllovenia, Çekia, Hungaria, Polonia, Lituania, Letonia, Estonia dhe Moldavia.

 

Article Logic
Execution time: 0.004119873046875