INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministria e Jashtmë greke reagon për çështjen Tahiri

Ministria e Jashtmë greke reagon për çështjen Tahiri

Publikuar më: 13:25 20-10-2017

Dyshimet se Saimir Tahirit është i përfshirë në trafikun e drogës kanë shqetësuar dhe ndërkombëtarët.
Ministria e Jashtme e Greqisë sot ka shprehur shqetësim duke shkruar se autoritetet në Shqipëri po zhvendosin vëmendjen nga kjo çështje, duke kaluar një ligj të diskutueshëm për minoritetet.
Athina thotë se qeveria shqiptare po shkatërron pronat e anëtarëve të minoritetit grek në Shqipëri.

Pjesë nga deklarata:

“Ministria e Jashtme greke është po aq e shqetësuar nga lidhja e dukshme mes krimit të organizuar dhe skenës politike në Shqipëri, siç tregohet me arrestimin e fundit të kreut të bandës së trafikimit të dogës, i cili rezulton të jetë i afërm me dikë që deri kohët e fundit, ka qenë ministër i rëndësishëm në qeverinë Rama. Këto masa merren në kuadër të politikës shqiptare për të ç'rrënjosur praninë e helenizimit në Himarë. Ka shumë që e interpretojnë këtë si një akt me qëllim shmangien e vëmendjes së publikut shqiptar nga çështjet kryesore politike që janë ngritur për trafikim e drogës. Shpresojmë që të mos jetë kështu!”

Article Logic
Execution time: 0.0019071102142334