INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministria e Jashtme shpall “non-grada” dy diplomat rus :Veprimtaria e tyre nuk përputhet me…

Ministria e Jashtme shpall “non-grada” dy diplomat rus :Veprimtaria e tyre nuk përputhet me…

Publikuar më: 17:56 26-03-2018

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka shpallur “non-grada” dy diplomat rus. Menjëherë pas këtij vendimi, ministri Bushati ka zhvilluar një takim me ambasadorin rus në Shqipëri Karpushin, ku i ka komunikuar shpalljen “non-grada” të diplomatëve.

“Deklaratë e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme:

Sot, në datë 26 mars 2018, në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u thirr Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Federatës Ruse në Republikën e Shqiperisë, SHTZ Aleksander Karpushin, të cilit i’u komunikua nota verbale për shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve rusë, veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik.

Shqipëria i shtohet listës së shteteve europiane që kanë dëbuar nga vendi diplomat rus. MPJ njofon se arsyeja e dëbimit është se “ veprimtaria e tyre nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik.

Article Logic
Execution time: 0.0039689540863037