INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministria e Mbrojtes jep informacion: ‘Ja cilat zonat rrezikohen nga moti i keq’

Ministria e Mbrojtes jep informacion: ‘Ja cilat zonat rrezikohen nga moti i keq’

Publikuar më: 19:32 04-03-2018

Reshjet e dëborës dhe të shiut që kanë pushtuar vendin tonë ditët e fundit, duket se kanë krijuar jo pak problematika në qytetet e Shqipërisë.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ka ende rrugë të bllokuara nga dëbora dhe si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që pushtuan vendin orët e fundit vihet re një rritje e nivelit të lumenjve e liqeneve.

Sakaq, në qarkun e Shkodrës janë ende të bllokuar nga dëbora akset Bogë-Theth, Mali i Shoshit- Bregu i Lumit, Muri i Turkut- Shllak, Fushë Arrëz- Iballë.

Ndërsa situata nga përmbytjet është e tillë:

-Në Njësinë Adminisitrative Ana e Malit janë përmbytur 50-60 ha tokë;

-Në fshatin Bërdicë nga reshjet e shiut janë përmbytur 10-15 dylym tokë

-Në fshatin Trush, 20-30 ha tokë

Situata në qarkun e Kukësit raportohet problematike vetëm në Njësinë Administrative Arrën, e cila vazhdon të jetë e bllokuar nga bora. Gjithashtu janë të izoluar edhe 12 fshatra në Kukës dhe 8 fshatra në Tropojë.

Në qarkun e Dibrës, fshati Xibër, në Bashkinë Klos vazhdon të jetë i bllokuar, ndërsa në Korçë lumi Devoll ka arritur në kuotat maksimale nga shkrija e dëborës.

Situata shfaqet e përkeqësuar më shumë në qarkun e Lezhës, ku janë të bllokuara akset Klos-Xhuxhë, Klos-Konaj, Klos-Sang, Reps-Nënshejt, Reps-Lajthizë.

Ministria e Mbrojtjes raporton se ka pasur problematika me furnizimin me energji elektrike në zonat rurale të qyteteve, ndërkohë që po punohet në përmirësimin e situatës.

Article Logic
Execution time: 0.0035037994384766