INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërmeti 6 ballë, Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale

Tërmeti 6 ballë, Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale

Publikuar më: 11:03 04-07-2018

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacione për qytetarët duke bërë të ditur se nga tërmeti me epiqendër në Hamallaj, Durrës me intesitet gjashtë ballë nuk ka njerëz të lënduar dhe as dëme material. “Ju informojmë se në orën 11.01, të datës 04.07.2018, është rregjistruar tërmet me epiqendër në Hamallaj/ Durrës, me intensitet 6 ballë dhe magnitut 5.1 e shkallës Rihter. Deri tani nuk ka asnjë raportim për dëme materiale dhe as në njerëz. Për çdo rast të mundshëm  kontaktoni në nr 112 për t’iu ardhur në ndihmë banorëve”-thuhet në njoftimin e shpërndarë nga MM.

Article Logic
Execution time: 0.0033450126647949