INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministria e Mbrojtjes publikon raportin, ja sa dëme ka shkaktuar tërmeti në Dibër

Ministria e Mbrojtjes publikon raportin, ja sa dëme ka shkaktuar tërmeti në Dibër

Publikuar më: 19:58 11-08-2018

Rreth orës 17:33 minuta një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter, u ndje në disa qytete kryesore të vendit si Shkodër, Lezhë, Dibër, Kukës, Tiranë dhe Elbasan.

Dibra rezulton si qarku në të cilin tërmeti ka shkaktuar më shumë dëme materiale, që konsistojnë në çarjen e mureve të shtëpive dhe dëmtimin e orendive shtëpiake.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në Bashkinë Klos janë dëmtuar 12 banesa, në Bashkinë Mat 8 banesa dhe 47 banesa në Bulqizë.

Specialistët e Emergjencave Civile në bashkitë të cilat kanë pasur problematika në lidhje me lëkundjet e tërmetit janë në terren së bashku me punonjës të tjerë të bashkive për tu ardhur në ndihmë banorëve.

cfgw4.PNG

 

Article Logic
Execution time: 0.0035369396209717